Google ADS

Po bënin gara me vetura, policia i gjobit dy shoferë

09:27 | 28 Mars 2024
K.B

Policia e Kosovës ka gjobitur dy persona, pasi të njëjtit po bënin gara me vetura mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Në njoftimin nga policia thuhet se njëri është gjobitur me 150 euro, ndërsa tjetri me 300 euro.

Ndërsa policia shton se organizimi garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, shkruan Arbresh.info

Njoftimi i plotë i Policisë pa ndërhyrje:

Gjobiten dy vozitës të cilët po garonin me vetura

Mbrëmë në rrugën Prishtinë – Mitrovicë, nga njësiti i trafikut rajonal janë gjobitur dy vozitës, të cilët po garonin me vetura duke shkaktuar kështu rrezik për veten dhe pjesmarrësit në trafik.

Organizimi i garave ilegale me automjete është i rrezikshëm për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion dhe se çdo veprim kundër ligjit do të sanksionohet./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme