Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të vazhdoj dëshminë ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes në gjykimin ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Gjatë dëshmisë së tij në gjykimin dëshmitari Shaun Byrnes të mërkurën ka thënë se i kujtohet që i ka thënë dikush që Agim Krasniqi dhe Gjergj Dedaj ishin marrë në pyetje dhe ishin akuzuar për tradhti nga UÇK-ja.
Më pas, duke u përgjigjur në pyetjet e gjyqtarit Guénaël Mettraux, dëshmitari ka thënë se një gjë të tillë ia kishin thënë vetë Krasniqi dhe Dedaj.
“Duhet përkufizuar tradhtia, por kjo ka qenë një akuzë e UÇK-së nga pikëpamja jonë. Ata kanë qenë të angazhuar në veprimtari normale politike, por më vonë në parti politike”, ka deklarur ai.
Dëshmitari ka thënë se UÇK-ja asnjëherë nuk iu ka dhënë arsye për ndalimin e këtyre deputetëve, përfshirë edhe Dedajn e Krasniqin. Ai ka thënë se pika e kontaktit për lirimin e këtyre 13 deputetëve ishte Sokol Bashota./rtk
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...