Google ADS

Arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj

09:13 | 28 Mars 2024
R J

Policia e stacionit në Ferizaj, ka njoftuar se ka arrestuar një person i cili ka qenë i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘ Lēndim trupor”  me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve.

I dyshuari me inicialet SH.B i moshës 38 vjeçar, është arrestuar në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj.

Komunikata e plotë:

Me datën 27.03.2024 rreth orës 21:15 policët e stacionit në Ferizaj të mbështetur edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë në rrugën “Kemajl Hetemi” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar SH.B ( M/K) i moshës 38 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të  Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale:  ” Lēndim trupor”  me dënim burgimi prej trembëdhjetë (13 ) muajve.

Pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info/

Të ngjashme