Ish-kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras ka marr pjesë dje në takimin e Komitetit për Politikë të Jashtme dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku u miratua Raporti për anëtarësimin e Kosovës.
Deputeti grek abstenoi në këtë proces të votimit, ndërsa ka thënë se duhen më shumë veprime nga Kosova në mënyrë që anëtarësimi i saj në KiE të kontribuojë për paqen, shkruajn mediat greke.
Tsipras ka theksuar se Kosova falë përpjekjeve të raportueses për në KiE, Dora Bakoyannis, e ka vënë në zbatim vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit.
Sipas tij, kjo nuk mjafton si kusht i vetëm për anëtarësim të Kosovës në KiE dhe se kërkohen veprime shtesë, “veçanërisht në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe Ligjit për Shpronësimin e Pronave të Pakicave”.
Ai nënvizoi se tensioni është rritur shumë në rajon me përgjegjësi reciproke të palëve dhe nevojiten më shumë garanci paraprake për të kontribuar realisht për paqen në Ballkan, për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Deputeti grek shtoi se kërkohet diskutim shtesë me vendet që nuk e njohin Kosovën, për regjimin me të cilin do të anëtarësohet në këtë organizatë.
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...