Vdes ish-senatori amerikan Joe Lieberman, ishte mbështetës i madh i Kosovës

07:22 | 28 Mars 2024
E.H

Senatori amerikan, Joe Lieberman, ka vdekur në moshën 82 vjeç të mërkurën.

Lajmi i hidhur u konfirmua nga familjarët e tij.

“Ish-senatori i SHBA-së Joseph I. Lieberman ka vdekur këtë pasdite, më 27 mars 2023, në New York City për shkak të disa komplikimeve nga një rrëzim. Ai ishte 82 vjeç. Bashkëshortja e tij e dashur, Hadassah, dhe anëtarët e familjes ishin me të në momentet e fundit. Dashuria e senatorit Lieberman për Zotin, familjen e tij dhe Amerikën e përcolli përgjatë gjithë jetës që shërbeu në interesin e publikut”, ka shkruar familja e tij.

Ai vizitoi edhe Kosovën në vitin 2007. Gjatë vizitës, senatori Joe Lieberman mes tjerash shprehej se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do t’ia kthejnë shpinën Kosovës”.

Si demokrat pati rol edhe në grumbullimin e republikanëve në mbështetjen e veprimeve ushtarake në Kosovë në vitin 1999 kundër forcave serbe. Lieberman ishte i nominuari i Partisë Demokratike për zëvendëspresident në zgjedhjet e vitit 2000, të cilat u fituan nga republikani Xhorxh W. Bush.

Funerali i Lieberman u caktua për të premten në qytetin e tij të lindjes, Stamford, Connecticut./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme