“Tirana nga Ajri” është dokumentari prezantues i ndryshimeve të kryeqytetit, përmes fotove të realizuara nga fotografi i ajrit Alket Islami të përmbledhura në një libër.
Ky album me pamje të Tiranës së viteve ‘90 krahasohet me kryeqytetin e ditëve të sotme.
Në shfaqjen e dokumentarit ishte i pranishëm edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se nuk e dyshon që nesër Tirana do të jetë një nga kryeqytetet më të bukura të Evropës.
Sipas tij, Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë.
“Shumë faleminderit për durimin dhe dua të falënderoj Erionin për punën, për fjalët dhe mbi të gjitha dua të falënderoj edhe atë që Makiaveli thotë, është gjysma e rrugëtimit të një lideri, që është fati dhe në një farë mënyre për Tiranën janë puqur yjet e është bërë e mundur që të krijohet një alkimi e plotë dhe ndërveprim intensiv dhe i bazuar në të kuptuarit e gjërave njësoj dhe i bazuar në një vizion të ndarë plotësisht mes qeverisë dhe bashkisë, ka qenë kyç në këtë e do të mbetet kyç në këtë histori. Kështu që unë për veten time nuk e dyshoj fare që nëse sot ne ndjejmë kënaqësinë që kemi dalë nga ai llum i tmerrshëm ku e hapëm shekullin e ri në Tiranë, nesër do të jemi banorë dhe qytetarë të njërit nga kryeqytetet më të bukur të Evropës e patjetër, pa diskutim, se kjo nuk është e vështirë në fund fare edhe pse rajoni jonë ka disa kryeqytete ndër të cilat njëri është i madh dhe me histori të gjatë, por prapë se prapë Tirana duhet të jetë metropoli më atraktiv i Ballkanit dhe do të jetë kryeqyteti europian i gjithë rajonit tonë. Faleminderit”,tha Rama./tvklan.al
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...