Google ADS

Publikohet biseda e policisë para se anija të godas urën e Baltimores

22:57 | 27 Mars 2024
KRG

Ura e Francis Scott Key në qytetin amerikan të Baltimores u shemb herët në mëngjes pasi një anije mallrash e goditi atë. Të paktën gjashtë persona llogariten të zhdukur.

Tashmë është publikuar një incizim i bisedës mes policëve të ngarkuar me trafikun në atë pjesë të qytetit.

“Po afrohet një anije që ka probleme. Derisa ta zgjidhin problemin, duhet të ndalojmë të gjithë trafikun”, dëgjohet duke thënë polici i parë.

“Unë jam në pjesën jugore. Ne po ndalojmë trafikun. Kemi arritur atje, ndaluam para urës. Ne do të ndalojmë të gjithë trafikun”, tha polici tjetër.

“A ka punëtorë në urë duke bërë riparime? Po, ndaloni trafikun. Sigurohuni që të mos ketë njeri në urë. Nëse ka punëtorë atje, informoni menaxherin që të largohen përkohësisht nga ura”, iu përgjigj polici i parë.

“Kur të arrijnë njësitë shtesë, do të shkoj me veturë deri te ura. E kemi ndalur të gjithë trafikun”, u përgjigj polici i dytë.

“E gjithë ura është shembur! E përsëris, e gjithë ura është shembur”, dëgjohet të thotë një polic i tretë.

“Konfirmohet, ura është shembur. Unë nuk mund të shkoj në anën tjetër. Dikush në anën tjetër duhet të ndalojë trafikun”, tha një polic pas shembjes së urës.

Ndryshe, shkaku i përplasjes së anijes në urën e famshme në Baltimore, gjashtë persona po konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi

Të ngjashme