Një nga personat e përfshirë në tentim vrasjen në Prishtinë, e kishte rrahur Feron në vitin 2018

22:19 | 27 Mars 2024
E.G

Arijan Sijarina është një nga personat që po kërkohet nga policia si i dyshuar për vrasjen në tentativë në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në një njoftim të fundit, ku dhe ka publikuar foton e tij, bashkë me të dyshuarin tjetër, Fitim Doda, ndërsa kanë kërkuar ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave për për kapjen e tyre

Në vitin 2018, Sijarina bashkë me disa persona kishin rrahur reperin Fero në lagjen Veterrnik, saktësisht në Parkingun e Albi Mall.

Të njëjtit në disa deklarime të tyre, atë kohë kishin thënë se “Fero nuk është baba”, duke ju referuar deklaratave të artistit lidhur me muzikën./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Policia publikon fotot e dy personave, kërkohen si të dyshuar për plagosjen në Prishtinë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme