Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit, Ednaldo Rodrigues ka sulmuar FIFA-n dhe UEFA-n pas barazimit 3-3 në miqësoren ndaj Spanjës.
Kjo miqësore ndezi zemërimin e disa zyrtarëve të Brazilit për shkak të mungesës së asistencës VAR-it gjatë ndeshjes.
Një ndeshje që rezultoi shumë më tepër se një ndeshje miqësore, me tension të dukshëm, gola dhe spektakël.
Ajo që zemëroi Federatën e Futbollit të Brazilit ishin dy golat e fundit të shënuar nga Spanja dhe vendimet e arbitrit të këtij takimi.
Në fund të ndeshjes, Rodrigues deklaroi: “CBF (Federata Braziliane e Futbollit) informon FIFA-n se jo vetëm në ndeshjet zyrtare, por edhe në ndeshjet miqësore ata janë të detyruar të përdorin VAR-in kur luan Brazili. Futbolli është shumë i avancuar në Evropë, pse duhet të lërë kaq shumë për të dëshiruar në një ndeshje të rëndësishme si kjo? Vetë UEFA duhet të ishte më kërkuese. VAR ekziston dhe duhet të mbetet edhe në këtë lloj ndeshjeje. CBF përdor VAR në kategoritë A, B, C, D, në futbollin e femrave, si dhe në kampionatet e të rinjve. Ne jemi vendi që përdorim më shumë VAR-in se çdokush tjetër në botë. Pse të mos e përdorin në miqësore?”
Pse këto dy shenja të horoskopit janë gjithmonë në qendër të...
Përfshihet nga zjarri një banesë në Fier
Barça deklason Bayern, Atletico bie nga Lille, Inter fiton m...
Mbretëri e Bashkuar, vdekjet nga kokaina u rritën 30%
Mbrojtja Civile e Gazës thotë se tre punëtorë të saj u plago...
“Prishet miqësia”, përplasje e fortë mes Vullnetit dhe Gresë...