Kryetari i Istogut, Ilir Ferati, ka përkujtuar vëllanë e tij të ndjerë, Triumfin, që vdiq në një mënyrë të papritur ditë më parë.
Në postimin e tij në Facebook, ai e përshkruan si një rrugëtim të përbashkët të mbushur me sfida, shkruan Arbresh.info.
“Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu çu fort ma ron se unë e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri, ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!”, ka shkruar Ferati.
“Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temën e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te zani-trimi jem tash! Deri herën tjetër trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë! Kom me t ‘dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë!”, shtoi ai.
Postimi i plotë:
Trim – trimi jonë.
Trim Burri, burrnisht e bane jetën. Shumë burrnisht!
Ranimet e jetës i patëm bartë bashkë, po tek mbane me e marrë vesh se koke kanë tu çu fort ma ron se unë e me hilen e buzëqeshjes tu e mshef! Trim Burri, ani pse i premë edhe ksaj here, prap me krejt, me krejt dhimtën e shpirtit, je i respektuem prej meje përjetshëm!
Kom me ta majtë emnin ton n’ftyrë temën e ki me kanë amaneti i t’rrnuemit burrnisht edhe te zani-trimi jem tash!
Deri herën tjetër trim, se përshëndetje tjera nuk kem pasë!
Kom me t ‘dashtë e s’ki me u harru sa t’ka bimë tonat n’këtë botë!
Përgjithmonë, trimi jem! Përgjithmonë, Iliri yt”, shkroi Ferati./Arbresh.info/
Tavo: Do të japim certifikatat e AMTP-ve dhe legalizimin e s...
Hetimet për sulmin në Magdeburg, të dyshuarit i është caktua...
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...