Kalendari i ngjeshur, është shndërruar në një shqetësim real për trajnerët e skuadrave. I fundit që dallon mungesë energjie në ekip, është Didier Deschamps, tekniku i Francës. Pas dy miqësoreve të muajit mars ndaj Gjermanisë dhe Kilit, numir një i “gjelave” theksoi se lojtarët e tij ishin të lodhur dhe nuk mundën të jepnin maksimumin në ndeshje.
“Sa i përket anës atletike, skuadra la për të dëshiruar dhe lojtarët nuk mu dukën të karikuar me energji.
Për fat të keq, sezonet këto kohët e fundit janë bërë shumë impenjativë dhe kërkojnë maksimumin e energjisë. Në Europian do të na duhet shumë më tepër energji se në këto ndeshje, pasi në të tilla evente për të fituar duhet më e mira”, u shpreh Deschamps.
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...