Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka mirëpritur vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që është marrë të mërkurën, ku rekomandohet që Kosova ka përmbushur kushtet për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së.
Me anë të një postimi në “X”, ai ka thënë se Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare, shkruan Arbresh.info.
“E mirëpres vendimin e sotëm të Komisionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për të rekomanduar anëtarësimin e Kosovës në KiE. Kroacia do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
I welcome today’s decision by the Council of Europe’s Parliamentary Assembly Committee to recommend that Kosovo joins @coe! 🇭🇷 will continue to support 🇽🇰 in all international organizations.
— Andrej Plenković (@AndrejPlenkovic) March 27, 2024
LEXO EDHE:
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...