Atletico Madrid është ende duke monitoruar situatën e Robert Lewandowskit pasi shpreson ta nënshkruajë me të këtë verë, raporton gazetari Florian Plettenberg i Sky Sport .
Ai ka thënë se polaku dëshiron të vazhdojë me Barcelonën dhe nuk kërkon largimin.
“Unë e kuptoj që ai [Lewandowski] patjetër dëshiron të qëndrojë në FC Barcelona gjatë verës! Ai nuk ka plane për një transferim në këtë fazë”, ka shkruar ai
Lewandowski ka deklaruar vazhdimisht se është i lumtur te Barcelona, por gjërat mund të ndryshojnë shpejt në verë kur një trajner i ri zëvendëson Xavin.
Një skenar i ngjashëm ndodhi në vitin 2020 kur trajneri i atëhershëm i Barçës, Ronald Koeman e la jashtë Luis Suarezin me pretekstin se është ‘shumë i vjetër’.
Sulmuesi uruguaian iu bashkua Atletico Madridit dhe fitoi kampionatin spanjoll atë sezon. Koeman u shkarkua dhe u zëvendësua nga Xavi i cili tani ka njoftuar se do të largohej në fund të sezonit.
Lewandowski ka shënuar 20 gola dhe nëntë asistime në 39 ndeshjet e tij këtë sezon. /Telegrafi/
Vikendi me diell, temperaturat shkojnë deri në 22 gradë Cels...
Bjellorusia e ndërpret ndërtimin e kampit ushtarak afër kufi...
Gjermania kërkon kontrolle shtesë për emigrantët
Problemet me gjumin tek personat që vuajnë nga artriti, ja d...
Mbi 29 000 emigrantë kanë kaluar La Manshin këtë vit
Hakerat kinezë synuan të marrin të dhëna nga telefonat e Don...