Google ADS

Votimi i Raportit për Kosovën në KiE, Ministrja e Jashtme: Përparim i madh në rrugën drejt BE-së

18:02 | 27 Mars 2024
E.G

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla ka  reaguar pas miratimit të Raportit për anëtarësimin e  Kosovës në Këshillin e Evropës nga Komiteti për Politikë dhe Demokraci në Paris.

Gërvalla me anë të një postimi në Facebook, ka thënë ky votim rekomandon anëtarësimin e Kosovës në KiE pa asnjë kusht, shkruan Arbresh.info.

Sipas saj, të gjitha propozimet për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar,

“Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Ky është me pak fjalë rezultati i votimit që u mbajt sot në Paris, në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ku para pak minutash u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinioni, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet e sotme për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar. Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country). Tani është e hapur rruga për votimin në Asamblenë Parlamentare , i cili mbahet në mesin e muajit prill”, ka shkruar ajo.

Më tej ajo tha se Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova të ftohet si shtet, e jo si vend.

“Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Ky është me pak fjalë rezultati i votimit që u mbajt sot në Paris, në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe ku para pak minutash u miratua me shumicë mbresëlënëse votash opinioni, i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë kusht shtesë. Të gjitha propozimet e sotme për vendosjen e parakushteve të ndryshme janë refuzuar. Raporti i aprovuar sot rekomandon që Kosova, bazuar në nenit 4 të Statutit të Këshillit të Evropës të ftohet si shtet (state), e jo si vend (country).”,

“Tani është e hapur rruga për votimin në Asamblenë Parlamentare , i cili mbahet në mesin e muajit prill. Suksesi i sotëm, si të gjitha sukseset e mëdha të Kosovës, është rezultat jo vetëm i punës së palodhur të institucioneve të Republikës sonë dhe mbështjetjes kolosale të miqve të shumtë të Kosovës. Kosova është e gatshme dhe e përgatitur për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës! Sa më shpejt, aq më mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.”, u shpreh ajo.

P.S. Opinioni, ndër hapa të tjerë të rëndësishëm për trajtimin e Kosovës si shtet të barabartë me të gjitha shtetet e tjera, kërkon largimin e fusnotës, e cila që nga viti 2008 është përdorur gjithmonë kur është përmendur Kosova në Këshillin e Evropës”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme