Përfundon para kohe sezoni për yllin e Chelseat

17:25 | 27 Mars 2024
E.K

Romeo Lavia është përjashtuar deri në fund të sezonit për shkak të lëndimit, ka bërë të ditur Chelsea.

Mesfushori defanziv pësoi një pengesë në rikuperimin e tij që pritej të ndodhte në fund të marsit.

Lavia ka luajtur vetëm 32 minuta për Chelsean deri më tani – në Ligën Premier kundër Crystal Palace në dhjetor.

Ai doli jashtë fushës me një lëndim të rëndë në kofshë pikërisht atë ditë.

Blutë nënshkruan me belgun nga Southampton për 62 milionë euro si një nga perspektivat më të nxehta në pozicionin e tij. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme