Google ADS

Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme

16:26 | 27 Mars 2024
E.G

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, seanca do të mbahet në ora 10:00.

Në rend të ditës është themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme