Përleshja mes dy grupeve në Prishtinë, 48 vjeçarja që vdiq ndodhej në veturë pranë shtëpisë së saj kur u qëllua me armë zjarri

12:47 | 27 Mars 2024
R J

Gjatë mbrëmjes së djeshme, ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, ku si pasojë kanë mbetur të vdekur dy persona.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja rreth këtij rasti.

Viktima që ndërroi jetë mbrëmë është 30 vjeçari E.H, ndërsa sot në QKUK ka vdekur edhe një grua e moshës 48 vjeçare që u plagos rëndë.

Policia ka bërë të ditur se 48 vjeçarja Z.G, është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast.

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë rreth orës 21:15, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Jeronim De Rada në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Në këtë rast katër persona kanë marrë lëndime nga arma e zjarrit (dy nga ta lëndime të rënda), ndërsa një person tjetër ka pësuar lëndime nga gotitja e njërit prej automjeteve të përfshira në rast.

Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit njëri nga personat e plagosur.

E. H, mashkull, 30 vjeç, ka vdekur mbrëmë, ndërsa sot rreth orës 11:00 nga QKUK jemi njoftuar se edhe viktima e dytë Z.G, femër, 48 vjeç, ka vdekur.

E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast.

Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të dy peronave të dyshuar të cilët tashmë janë identifikuar nga ana e policisë./Arbresh.info/

Të ngjashme