Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka dhënë përkushtimin për themelimin e Asociacionit, nëpërmjet ratifikimit në Kuvend të marrëveshjes së vitit 2013, por edhe me Marrëveshjen Bazë të shkurtit të vitit 2023.
“Nëse lexoni letrën e Dora Bakojanis, veçanërisht paragrafin 11 të raportit e qartëson që për Asociacionin flitet si një prej detyrimeve post anëtarësimit. Mos të harrojmë që për themelimin e Asoaciacionit është dhënë përkushtim i plotë në vitin 2013 nëpërmjet ratifikimit, ky është përsëritur në marrëveshjen bazike të vitit 2023”, ka deklaruar Osmani.
Këtë deklaratë ajo e ka dhënë pas konferencës për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, teksa ka komentuar letrën e tre liderëve të shtetit drejtuar raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakyoannis, e në të cilën u dha zotimi për zbatim të marrëveshjeve, në të cilat përfshihet themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Kërkesë e imja ka qenë në letër që të përfshihet një pjesë ku çdo detyrim i Republikës së Kosovës të zbatohet në përputhje me të drejtën kushtetuese, ligjet e Republikës së Kosovës, me Kushtetutën dhe aktgjykimet e Kushtetueses. Kjo është korniza jonë s’dalim kurrsesi jashtë saj”, ka thënë Osmani, transmeton RTKlive.
Sot Komisioni për Çështje Politike dhe Demokraci i Këshillit të Evropës do të shqyrtojë raportin e Bakoyannisit. Osmani ka thënë se shpreson që të miratohet dhe që më pas Asambleja e Përgjithshme ta rekomandojë anëtarësimin
“Kosova ka bërë gjithçka çka është pritur nga ajo dhe ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që shtetet dhe deputetët ta përkrahin këtë anëtarësim. Nëse sot gjithçka kalon me sukses, atëherë në mes të prillit do të jetë mbledhja e gjithë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Nëse i marrim votat e nevojshme, aty rekomandohet anëtarësimi dhe ky rekomandim kalon në komitetin e ministrave për mbledhjen e muajit maj. Aty vendoset për anëtarësimin e plotë”, ka deklaruar Osmani, transmeton RTKlive.
Osmani ka thënë tutje se të gjitha nivelet e institucioneve të Kosovës janë të angazhuar për këtë çështje. Ajo e ka quajtur anëtarësimin e Kosovës si kauz të qytetarëve të vendit dhe ka thënë se kushdo që është pro demokracisë do të jap dritën jeshile në këtë drejtim.
“Presim sot rezultatin për kauzën e qytetarëve, sepse s’është veç e shtetit, në kontekstin abstrak është kauzë e qytetarëve të cilët mbeten të vetmit evropian pa qasje në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Kushdo që është pro të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit e demokracisë si tri shtylla kryesore të Evropës i thotë po anëtarësimit të Kosovës”, ka deklaruar ajo.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...