Vuçiq: Në 48 e orët e ardhshme Serbia do të tronditet nga lajmet që presim

10:36 | 27 Mars 2024
E.K

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” në lidhje me situatën në rajon.

Vuçiç ka deklaruar se Serbinë e presin ditë të vështira, duke shtuar që së shpejti do t`i informojë qytetarët e Serbisë për të gjitha sfidat që e presin.

“Serbinë e presin ditë të vështira. Në këtë moment nuk është e lehtë të thuhet se çfarë lajmesh kemi marrë e do të marrim në 48 orët e fundit. Ato kërcënojnë drejtpërdrejt interesat jetike kombëtare si të Serbisë ashtu edhe të Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiç.

“Do të jetë e vështirë, më së vështiri deri më tani”, tha Vuçiq, i cili po ashtu shprehu besimin për fitoren e Serbisë. “Ne do të luftojmë. Serbia do të fitojë”, ka deklaruar Vuçiq.

Vuçiq edhe në të kaluarën ka dhënë deklarata të tilla duke e paraqitur gjendjen si “shumë të rëndë”.

Kujtojmë se këtë të mërkurë pritet të mbahet mbledhja e Komisionit Politik të Këshillit të Evropës, ku do të votohet raporti i Dora Bakoyannis, në të cilin rekomandohet që Kosova të pranohet në këtë organizatë./euronew.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme