Gruaja që u plagos mbrëmë në Prishtinë vazhdon mjekimin në kujdesin intensiv

09:22 | 27 Mars 2024
K.B

Gruaja që është plagosur të martën mbrëma në Prishtinë është duke vazhduar mjekimin në kujdesin intensiv.

Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, për Arbresh.info tha se ajo është duke u trajtuar në mjekim intensiv.

“E kemi dërguar për mjekim intensiv”, tha ai shkurt.

Mbrëmë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur pas të shtënave me armë zjarri rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Prishtinën Agron Borovci.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Borovci.

Ndërkohë, e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci. /Arbresh.info/

Të ngjashme