Forcat ruse i kanë rrëzuar 18 raketa ukrainase që ia kishin mësyrë rajonit rus Belgorod mëngjesin e së mërkurës, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
Guvernatori i rajonit të Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një person u plagos nga rënia e copëzave të raketave dhe se u dëmtuan ndërtesat teksa forcat ruse i shkatërruan raketat.
Forcat e Armatosura të Ukrainës nuk kanë komentuar rreth këtij lajmi.
Ukraina ka disa muaj që kryen sulme ajrore në Belgorod dhe dy rajone të tjera ruse, Kursk dhe Voronezh.
Rreth 25 njerëz u vranë nga sulmi më i madh në Belgorod në fillim të këtij viti.
Në javët e fundit, autoritetet e këtij rajoni u kanë kërkuar banorëve të largohen përkohësisht nga Belgorodi dhe rajonet përreth.
Më 19 mars, autoritetet ruse thanë se rreth 9.000 fëmijë do të evakuohen prej Belgorodit dhe rajonit përreth, pas sulmeve, për të cilat janë duke e fajësuar Ukrainën./rel
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...