Kalimi i një fronti të ngrohtë atmosferik nga Mesdheu drejt gadishullit të Ballkanit do të sjellë në territorin e Shqipërisë ndryshim të tablosë termike si edhe reshje shiu, ku më të theksuara reshjet do të paraqiten në mbrëmje dhe gjatë natës duke bërë që herë pas here të jenë rrebeshe dhe në formë shtrëngate.
Ndërkohë, gjatë paradites do të ketë edhe intervale me kthjellime. Kjo situatë e paqëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë deri mëngjesin e së enjtes. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 2 – 3 gradë gjatë mëngjesit por rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore 2 °C minimumet deri në 26°C maximumet.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi permanent Jugor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 6 ballë./abcnews.al
Qytetarët ankohen për ngecje të punimeve në rrugën Prishtinë...
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...