Google ADS

Bellingham shpëton Anglinë nga humbja në frymën e fundit

23:01 | 26 Mars 2024
D.H

Jude Bellingham ka vazhduar formën e mirë edhe tek kombëtarja e Anglisë.

Super ylli i Real Madridit ka shënuar gol në minutën e pestë shtesë për të barazuar rezultatin në një miqësore që Anglia e luajti ndaj Belgjikës.

Me golin e Jude rezultati u barazua në 2-2 dhe Anglia i shpëtoi humbjes.

Tielemans fillimisht shënoi për 1-0, në minutën e 11-të.

Por vetëm gjashtë minuta më vonë Toney barazoi rezultatin.

Po i njëjti lojtar Tielemans riktheu në epërsi Belgjikën sërish në minutën 36-të.

Anglia nuk pati rezultate të mira në këto miqësore të muajit mars ku përveç këtij barazimi 2-2, humbi ndaj Brazilit 1-0 para disa ditësh./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme