Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, industria e turizmit ka sot një problem me kapitalin njerëzor, megjithëse pagat janë rritur në mënyrë të pakrahasueshme me 3-4 vite më parë
Në fjalën e tij në Konferencën Kombëtare për Arsimin dhe Formimin Profesional, Rama u shpreh se, “sot ne jemi përpara një fakti shumë kokëfortë, posaçërisht në industrinë e turizmit, e cila është një industri e re në Shqipëri, në kuptimin e krijimit të një ekosistemi, i cili po rrit me shpejtësi ambicien, dëshirën, mundësitë e investimeve për t’iu përgjigjur një kërkese marramendëse që vjen nga krijimi i Shqipërisë, në sytë e botës, si një destinacion turistik për t’u vizituar dhe të gjitha komplekset apo strukturat hoteliere të një niveli të caktuar, kanë jo vetëm paga të pakrahasueshme me 3-4 vite më parë, por kanë dhe gatishmërinë të paguajnë dhe më shumë për të plotësuar nevojat e tyre, sipas të gjitha funksioneve dhe roleve që duhet të ketë një sipërmarrje e kësaj natyre. Dhe problemin e kanë tek kapitali njerëzor”.
“Kjo shkon ende në kundërshti, për fat të mirë, në këtë rast me faktin që ne nuk kemi hë për hë, mungesë njerëzish, por kemi mungesë kualifikimi të njerëzve. Ne nuk kemi mungesë të rinjsh që mund të përfshihen dhe të kenë një rrugë të sigurt me një punë të mirëpaguar në këtë industri, por kemi mungesë të rinjsh që mund ta zënë një vend duke i zotëruar aftësitë për të cilat ai vend ka nevojë”, tha Rama.
“Këtu nis nevoja për një strukturë të re të marrëdhënies mes industrisë, mora turizmin si shembull, por mund të marr dhe të tjera, dhe aktorëve në sektorin publik, që nga qeveria në nivelin qendror, tek bashkitë në nivelin vendor, shkollat profesionale shtetërore ose private”, theksoi Rama.
“Është koha për ne që ta ftojmë sipërmarrjen në një arsyetim të pashmangshëm. Një arsyetim mbi nevojën e bashkërendimit të forcave. Mbi nevojën e investimit të përbashkët me kushte të qarta, me përfitim reciprok. Për ne që të punësojmë me paga dinjitoze sa më shumë forca pune dhe për sipërmarrjen që të ketë në dispozicion forca pune që i paguan në mënyrë dinjitoze, por që njëkohësisht merr mbrapsht performancën dinjitoze sipas vendit të punës”, u shpreh Rama./atsh
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...