Kosova është mposhtur nga Hungaria me rezultat 2-0, në miqësoren e zhvilluar në ‘Puskas Arena’ të Budapestit.
Kosova e nisi më mirë ndeshjen ku prodhoi shumë mundësi në pjesën e parë mirëpo pa realizuar dot, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë në pjesën e dytë Hungaria u këndell dhe fillimisht Szoboszlai në minutën e 58-të.
Kurse për 2-0 u përkujdes Nagy në minutën e 86-të.
Kështu pas asaj fitore katër më parë ndaj Armenisë, Franco Foda njoftohet me humbjen e parë si selektor i Kosovës.
Kujtojmë që Hungaria është e kualifikuar në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”.
Kosova ndeshjen e radhës e luan me Norvegjinë në muajin qershor./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli