Google ADS

Krasniqi: Anëtarësimi i Kosovës në KiE hap i rëndësishëm për Kosovën

19:43 | 26 Mars 2024
E.G

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, ka marrë pjesë në takimet e COSAC-ut që po mbahen në Bruksel.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo ka thënë se ka kërkuar për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për: Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, shkruan Arbresh.info.

“Si udhëheqëse e delegacionit të Kosovës, kam kërkuar mbështetje për proceset që Kosova po kalon, veçanërisht për: Heqjen e masave të vendosura nga BE-ja, Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, Anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke e paraqitur atë si një hap të rëndësishëm për përparimin e Kosovës në rrugën drejt integrimit evropian”, ka shkruar ajo./Arbresh.info/

Të ngjashme