Google ADS

Emisari francez për Ballkanin dhe ambasadori vizitojnë Manastirin e Deçanit

17:34 | 26 Mars 2024
E.G

I Dërguari i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz dhe ambasadori francez në Prishtinë, Olivier Guerot, kanë vizituar  Manastirin e Deçanit.

Kështu bën të ditur Manastiri i Deçanit me anë të një postimi në “X”, ku njoftohet se dhe Troccaz dhe Guerot kanë bërë edhe vizita të tjera.

“Gjatë ditës, diplomatët francezë vizituan edhe Manastirin e Patriarkanës së Pejës, qendrën historike të kishës ortodokse serbe dhe fshatin Gorazhdevac, ku u takuan me një grup fshatarësh serbë të Kosovës .”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme