Sot, në Prishtinë u zhvilluan konsultimet politike në mes dy ministrive të punëve të jashtme të të dyja vendeve, nën udhëheqjen e Zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe Sekretarit të Shtetit të Malit të Zi, Milisav Raspopović.
Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet dypalëshe, koordinimin shumëpalësh, bashkëpunimin rajonal dhe zhvillimet e fundit botërore, shkruan Arbresh.info/
Ahmeti e njoftoi Raspopović për progresin e Kosovës në vitet e fundit.
“Në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe u diskutua për marrëveshjet në proces si në fushën e drejtësisë, ekonomisë, infrastrukturës rrugore dhe ajrore me qëllim të thellimit të bashkëpunimit midis dy vendeve.”, thuhet në njoftim.
Ndërsa, sa i përket bashkëpunimit shumëpalësh, u bisedua për integrimin evropian, përderisa me theks të veçantë u trajtua procesi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Zhvillimet e fundit rajonale dhe botërore ishin temë tjetër, ku u diskutua për ndikimin e tyre në rajonin e Evropës Juglindore, veçanërisht në aspektin e sigurisë./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030