Google ADS

Gjendet buzëkuqi 4000-vjeçar në Iran, i ngjashëm me kozmetikën e sotme

14:22 | 26 Mars 2024
K.B

Sipas arkeologëve, një shishe e vogël guri e zbuluar në Iranin juglindor përmbante një kozmetikë të kuqe që ka të ngjarë të ishte përdorur si ngjyrosje buzësh gati 4000 vjet më parë .

Gjetja e rrallë është “ndoshta shembulli më i hershëm” i buzëkuqit për t’u dokumentuar dhe analizuar shkencërisht, raportuan studiuesit në revistën Scientific Reports .

Më shumë se 80% e kampionit të analizuar përbëhej nga minerale që prodhojnë një ngjyrë të kuqe të thellë. Përzierja përmbante gjithashtu mangan që ka nuancë të errët, si dhe gjurmë të mineraleve të tjera dhe substancave dylli të bëra nga perime dhe substanca të tjera organike.

“Intensiteti i mineraleve për t’i dhënë ngjyrën e kuqe dhe i substancave të dyllit janë, çuditërisht në përputhje me recetat për buzëkuqet bashkëkohore të sotme,” vunë në dukje autorët e studimit.

Artefakti i zbuluar në Iran është një buzëkuq, tha Laurence Totelin, një profesor i historisë së lashtë në Shkollën e Historisë, Arkeologjisë dhe Fesë në Universitetin e Cardiff-it.

“Siç theksojnë autorët, receta nuk është e ndryshme nga ajo moderne. Ngjyra e kuqe e thellë është gjithashtu ajo që do të prisnim për make up-in e buzëve”, tha Totelin./rtsh.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme