Antonio Rudiger, futbollisti gjerman me origjinë afrikane praktikon fenë myslimane. Së fundmi ai ka publikuar një fotografi në rrjetin social Instagram duke shënuar fillimin e Ramazanit – por e cila tashmë është përfshirë në polemika.Kjo pasi gazetari gjerman Julian Reichelt, nga Bild, përmes rrjetit social X, gjestin e Rudiger-it, me gishtin tregues të drejtuar lart, e lidhi me Shtetin Islamik (ISIS).
Reichelt shpjegoi këtë: “Për të gjithë ata që nuk duan të njohin Islamin në përshëndetjen islamike të Antonio Rudiger: Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës [e Gjermanisë] e quan këtë gjest “gishti i ISIS” dhe e njeh gishtin tregues si një shenjë e qartë e Islamit. DFB (Federata Gjermane e Futbollit) duhet të bëjë një deklaratë.”
Sipas Marca, lojtari i Real Madridit, i cili është me kombëtaren gjermane, denoncoi Reichelt për “fyerje, shpifje, fyerje nxitëse dhe rebelim” dhe DFB bëri të njëjtën gjë, duke akuzuar Reichelt për “gjuhë të urrejtjes”.
Reichelt ka reaguar tashmë për këtë, duke vazhduar të kërkojë justifikim: “Ky gjest është përvetësuar plotësisht nga terroristët në dy dekadat e fundit. Është bërë padyshim përshëndetja e ISIS-it dhe vrasësve islamikë në mbarë botën, e njerëzve që gjithashtu u vranë në Berlin dhe po i sjellin botës fatkeqësi dhe vuajtje të pamatshme.” /GazetaBlic Sport/
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...