Arrestohen pesë persona që trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës

11:47 | 26 Mars 2024
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Policia e Shtetit po godet fenomenin e armëmbajtjes pa leje.

I cili sipas tij vazhdon të mbetet burim për ngjarje kriminale.

Balla ka njoftuar se është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës.

“Policia e Shtetit vijon të godasë sistematikisht fenomenin e armëmbajtjes pa leje, i cili mbetet burim për ngjarje kriminale. Goditja e rrjeteve që furnizojnë grupet kriminale me armë apo ndalimi i shtetasve që qarkullojnë me armë janë detyrë kryesore e Policisë. Falë hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë është identifikuar dhe ndalur një grup kriminal prej pesë personash, të cilët trafikonin armë zjarri dhe municione nga Shkodra drejt Tiranës”, ka shkruan Balla./Arbresh.info/

Të ngjashme