Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i shoqëruar nga Shefi i Stafit të Shtabit të FSK-së, gjeneral brigade, Ilir Qeriqi dhe zyrtarë dhe oficerë të lartë tjerë të MM/FSK, priti në takim Shefin e Departamentit për Marrëdhënie me Jashtë të Ministrisë së Mbrojtjes së Turqisë, gjeneral brigade Omer Nafiz Gulmezoglu, të shoqëruar nga zyrtarë dhe oficerë të lartë të Turqisë.
Ministri Maqedonci e falënderoi gjeneralin Gulmezoglu për mbështetjen e pakursyer të Republikës së Turqisë nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës, në veçanti në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe shprehi vullnetin e fuqishëm për vazhdimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi të ngushtë në mes të të dyja vendeve.
Nga ana e tij, gjenerali Gulmezoglu e falënderoi ministrin Maqedonci për pritjen miqësore dhe vuri në dukje se Turqia gjithmonë do ta mbështesë Kosovën në arritjen e qëllimeve të saj strategjike.
Gjenerali Gulmezoglu pohoi se Republika e Turqisë është e interesuar dhe angazhohet në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë e në rajon dhe se kjo më së miri dëshmohet me prezencën e trupave turke në kuadër të KFOR-it./Arbresh.info/
Djegia e karrigeve të Kuvendit, reagon Rama: Ne mbjellim, at...
Veliaj: Pensionistët e Tiranës do të udhëtojnë falas nga 1 J...
Koreja e Jugut shfaq raketën që mund të shkatërrojë bunkerët...
Ronaldo: Për mua tani është të kënaqem dhe të ndihmoj ekipin...
Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga 3 shqiptarë
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Gjermani, takohet me Presi...