“Spanja nuk planifikon të dërgojë trupa në Ukrainë dhe asnjë vend i BE-së nuk po shqyrton dërgimin e tyre. Por Ukraina nuk po kërkon as trupa. Ajo që kërkon është ndihmë ushtarake.”
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, José Manuel Albares, teksa përcolli një mesazh qetësie në lidhje me rrezikun e luftës për BE, në një intervistë radiofonike për Cadena Ser.
“Spanjollët e dinë shumë mirë se çfarë po ndodh: një luftë agresioni nga Rusia ndaj Ukrainës. As BE, as NATO dhe as Spanja nuk po përgatisin ndonjë luftë, sepse janë aleanca mbrojtëse dhe jo sulmuese”, vuri Albares./abcnews.al
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje