Google ADS

25 vjet nga masakra në familjen Berisha, Osmani: Zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është synim i vazhdueshëm

10:39 | 26 Mars 2024
E.K

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 25-vjetorin e masakrës në familjen Berisha në Suharekë, ka thënë se është edhe më e rëndë dhimbja nga fati i pazbardhur i një pjese të anëtarëve të kësaj familjeje.

Osmani ka thënë se në kërkim të drejtësisë, respektit ndaj viktimave dhe familjeve nuk do të hesht asnjëherë.

“Drejtësia për viktima dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë synim i vazhdueshëm!”, ka thënë Osmani./Arbresh.info

Të ngjashme