Suhareka, njohur edhe si Theranda, është një qytet i bukur në jugun e Rrafshit të Dukagjinit, qendër e Podgurit të Prizrenit.
Kjo komunë është mjaftë e pasur me lokalitete arkeologjike, gjetje këto të cilat në një masë të madhe e kanë plotësuar mozaikun e së kaluarës së Suharekës, duke i dhënë jetë historisë shqiptare ndër shekuj.
Mbi specifikat, pasuritë dhe zakonet kryesore të këtij qyteti, për Arbresh.info flet Fadil Bytyqi, profesor i gjuhës latine dhe historisë.
Ai na tregon historinë e emrit Suharekë dhe kuptimin e saj.
“Lidhur me këtë nuk ka ndonjë interpretim shkencor, ndërsa ka më shumë gojëdhëna. Sipas disave thuhet se gjoja njëfarë Isufi pran lumit këtu ka ndërtu shtëpinë i pari këtu, dhe kjo sipas tij, ka mbet Isufi i Rekës. Mirëpo, kjo ka mbetur më shumë si anekdotë sesa që ka të bëjë me shkencën. Mirëpo, ajo se çfarë ka mbetur si emërtim, janë hulumtimet e fundit që janë bërë në Komunën e Suharekës, flasin gjithçka tjetër dhe emërtimi Therandë është vendosur si rezultat i observimit të terrenit arkeologjik të kësaj treve që është shumë e pasur, përmes së cilës del në pah se Therandën antike nuk duhet ta kërkojmë në Prizren, por duhet të kërkohet në arealin gjeografik të Suharekës”, tregon Bytyqi.
Sipas tij, qyteti i Suharekës ka rreth 15 mijë banorë, kurse së bashku me diasporën vlerësohet t’i ketë diku rreth 80 mijë banorë.
“Sipas regjistrimit të fundit vetëm Suhareka thuhet t’i ketë 15 mijë banor, ndërsa si komunë së bashku më diasporën tonë që nuk janë rezident për momentin vlerësohet t’i ketë diku rreth 80 mijë banorë”, pohoi Bytyqi.
Bytyqi thotë se qyteti i Suharekës ka marrë konturat e një qyteti modern falë angazhimeve të institucioneve përkatëse.
“Qyteti i Suharekës pas luftës po merr konturat e një qyteti tipik modern falë edhe angazhimeve të institucioneve përkatëse lokale këtu të cilat me përjashtime të vogla kanë bërë një punë të mirë”, tha ndër të tjera ai.
Veçanti tjetër e kësaj komune, historianit, janë edhe malet e Sharrit, të cilat kanë ofruar një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit rural.
Po ashtu kjo komunë njihet edhe për monumente arkeologjike dhe historike.
“Suhareka ka monumentet e veta, qofshin ato natyrore apo edhe arkeologjike si dhe historike në përgjegjësi. Pjesa më atraktive janë malet e Sharrit të cilat ofrojnë një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit rural. Por ka edhe monumente kulturo-historike, duke filluar nga Hisarit të Kastërcit, ku kam qenë i pari që e kam zbuluar këtë lokalitet, ndërsa ka edhe monumente të tjera si kulla e Ramë Bllacës. E kemi lokalitetin arkeologjik të Reshtanit e cila është i epokës neolite që i bije tre mijë vjet para epokës sonë. Investimet në fushën arkeologjike janë shumë të mangëta sepse kërkojnë para të majme për hulumtime por ato na mungojnë”, thekson Bytyqi.
Ndryshe, qyteti i Suharekës njihet edhe për organizimin e Karnavalit “Golden Eagle” i cili ndezë atmosferën në hapësirat e qytetit duke ju mundësuar të gjitha grupmoshave argëtim në një ditë plotë aktivitete. Pos vendasve, në këtë karnaval janë të pranishëm edhe shumë turistë nga shtete të ndryshme të botës./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...