Google ADS

Kosova U19 zhvillon ndeshjen vendimtare – synohet fitorja ndaj Sllovenisë për kualifikim në Kampionatin Evropian

09:52 | 26 Mars 2024
KRG

Sonte do të jetë nata e Dardanëve.

Kombëtarja A e Kosovës do të përballet me Hungarinë në një ndeshje miqësore, mirëpo përveç kësaj, U19 e Kosovës do të përballen me Slloveninë në kuadër të “Elite Round” të kualifikimeve për kampionatin evropian, shkruan Arbresh.info.

Dardanët e rinj, do të zbresin në fushë në ora 12:00  një ndeshje që nuk varet vetëm rezultati i tyre për kualifikim, por duhet presin edhe nga dueli tjetër një rezultat të favorshëm.

Djelmoshat e rijnë, me në krye selektorin e tyre, Adil Maliqi deri më tani ka një fitore dhe një humbje, duke e zënë pozitën e dytë me tre pikë, një me pak se Spanja, Austria ka gjithashtu tre pikë dhe Sllovenia tanimë pa gjasa me vetëm një pikë.

Vlen të cekët se në këto gara, vetëm një skuadër kualifikohet tutje, andaj synimet e “Dardanëve të rinj” është pozita e parë. /Arbresh.info/

Të ngjashme