Një veturë me targa të huaja është përfshirë nga zjarri.
Policia njofton se një burrë nga Obiliqi ka raportuar se vetura papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht.
Në njoftim bëhet e ditur gjithashtu se përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për te lënduar.
“Obiliq / 25.03.2024 – 21:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në lëvizje në autostradë, vetura e tij me targa të huaja papritmas është kapluar nga zjarri dhe më pas është djegur tërësisht. Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore kanë dalë edhe zjarrfikësit. Përveç dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti procedohet ne procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin