Turizmi po transformohet një ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë kanë konfirmuar se gjatë vitit 2023 të ardhurat nga turizmi arritën në 4.1 miliardë euro. Kjo është shifra më e lartë e regjistruar në 5 vitet e fundit.
Ndërsa nëse e krahasojmë me nivelin e të ardhurave në vitin 2019 që konsiderohej më i mbari për turizmin pothuajse janë dyfishuar.
Gjatë vitit të kaluar Shqipëria priti mbi 10 milionë turistë të huaj, ndërsa gjatë këtij viti pritshmëritë janë për 13 milionë.
Kjo pritet të sjellë edhe më shumë të ardhura në ekonominë shqiptare.
Nga të dhënat e Bankës së Shqipërisë vërehet se shërbimet e udhëtimit u mbyllën me suficit prej 376 milionë euro, kundrejt atij prej 226 milionë euro një vit më parë.
Kjo ecuri është kryesisht pasojë e rritjes së fluksit të udhëtarëve. Gjatë tremujorit të katërt 2023, eksporti i shërbimeve të udhëtimit i ka siguruar ekonomisë vendase rreth 958 milionë euro.
Nga ana tjetër, udhëtarët rezidentë (shqiptarë dhe të huaj) kanë shpenzuar në udhëtimet e tyre jashtë vendit 582 milionë euro.
Banka e Shqipërisë parashikon që sektori i turizmit do të ketë ndikim edhe në rritjen ekonomike përgjatë këtij viti ndërsa shërbimet konsiderohen një ndër sektorët që do të jap kontribut në uljen e papunësisë në vend
TË ARDHURAT NGA TURIZMI
Viti 2019 2.1 miliard euro
Viti 2020 989 mln euro
Viti 2021 1.9 miliard euro
Viti 2022 2.8 miliard euro
Viti 2023 4.1 miliard euro
/abcnews.al/
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...