Lajçak: U sqaruan detaje të rëndësishme, takohemi sërish javën tjetër

17:51 | 25 Mars 2024
E.G

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se diskutimet në Bruksel në kuadër të dialogut, kanë ndihmuar të qartësohen detaje të rëndësishme.

Me anë të një postimi në “X”, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë janë dakorduar që të takohen sërish javën e ardhshme për të gjetur një zgjidhje, shkruan Arbresh.info.

“Sot, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë paraqitën propozimet në rrugën para për njerëzit e prekur nga rregullorja e BQK-së për operacione kesh. Diskutimet tona të gjata ndihmuan të qartësohen detajet e rëndësishme. Javën e ardhshme u pajtuam të mblidhemi sërish me ambicien për të gjetur një zgjidhje”, ka shkruar Lajçak./Arbresh.info/

Të ngjashme