Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe nënkryetari Bakir Burri kanë qëndruar sot për vizitë zyrtare në ambasadën e Republikës së Kosovës në Budapest. Ata janë pritur nga Naser Idrizi, ministër këshilltar në ambasadë.
Nga ana e tij presidenti Ademi ka shpalosur detajet nga qëndrimi dhe mikpritja e mirë e ekspeditës së Kombëtares në Budapest, por edhe për proceset zhvillimore të FFK-së në krijimin e kushteve sa më të mira për futbollistët, përcjell Arbresh.info.
Gjithashtu i pari i FFK-së ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me përfaqësitë diplomatike të Kosovës në promovimin e sportit dhe imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare.
Nga ana e tij, i ngarkuar me punë në ambasadë, Naser Idrizi, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e delegacionit të FFK-së dhe ka siguruar mbështetjen e plotë të ambasadës në të gjitha aktivitetet sportive të Kosovës në Hungari.
Ai ua ka përcjellur krerëve të FFK-së përshëndetjet e gjithë personelit të ambasadës, si dhe ka uruar që Kombëtarja e Kosovës të ketë paraqitje dinjitoze në ndeshjen e nesërme kundër Hungarisë në ‘Puskas Arena’.
Në fund, presidenti Ademi për mikpritësin ka dhuruar edhe fanellën e Kombëtares si dhe simbolin e Hyjneshës në Fron./Arbresh.info/
Abdixhiku premton: Me ne, Kosova do të anëtarësohet në NATO ...
Milani duhet të sakrifikojë Fonseca-n apo Leao-n?
OKB: Situata humanitare në Liban është më e keqe sesa në luf...
Komuna synon largimin nga rruga të rreth 1500 qenve endacakë...
Haxhiu: Shah e ping-pong me Deharin, VV-ja do të duhej të di...
Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Pacolli udhëton drejt A...