Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka kërkuar që të mbahet një debat parlamentar për tre vjetorin e Qeverisë teksa shtoi se në këtë seancë edhe do të kërkohet shkarkimi i kryeministrit, Albin Kurti.
Në konferencën për media, Tahiri ka thënë se meqë kryeministri po i përmend zgjedhjet sipas tij i bie që është dorëzuar, përcjell Arbresh.info.
“Është një kërkesë e PDK-së e nënshkruar nga 40 nënshkrime nga opozita që ndërlidhet me një komision hetimor që ndërlidhet me tenderët njëburimor. Për ne si Aleancë është tepër e rëndësishme që të trajtohet sa më shpejt kërkesa jonë për mocion për një debat parlamentar për tre vjetorin e Qeverisë për shkak se ne mendojmë se çështja kryesore e ballafaqimit të Kuvendit të Kosovës me Qeverinë është llogaridhënia për tri vjet për keqqeverisje dhe mos punë. Kemi hy në vitin e katërt zgjedhor dhe Kosova është duke stagnu. Ekonomia, mirëqenia, punësimi drejtësia të gjitha”, ka deklaruar Tahiri.
“Ky është një dokument të cilin e kemi bërë si kërkesë me 8 faqe ku janë disa prej temave që ne dëshirojmë të i adresojmë në debatin parlamentar dhe të kërkojmë dorëheqjen e kryeministrit Kurti sepse ai është dorëzu. Në momentin kur flet për zgjedhje atëherë është dorëzim mund të shkojmë në zgjedhje pa asnjë problem”, ka shtuar Tahiri.
Mes tjerash, ai ka treguar tri mënyrat e mundshme për shkarkimin e tij.
“Me peticion nuk kem si me rrëzu. E para është dorëheqja, e dyta është kur të votohet një mocion mosbesimi dhe e treta është shpërbërja”, shtoi Tahiri./Arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...