Nesër varroset Triumf Ferati, kryetari i Istogut njofton se sot presin vizita ngushëllimi për vëllain e tij

08:38 | 25 Mars 2024
E.H

Kryetari i Komunës së Istogut, Ilir Ferati ka njoftuar lidhur me ceremoninë e varrimit të vëllait të tij, Triumfit.

Me anë të një postimi në Facebook, Ferati ka bërë të ditur se sot do të presin vizita ngushëllimi, ndërsa me datën 26 mars, do të bëhet varrimi i të ndjerit.

“Të dashur qytetarë, miq, shokë e dashamirë ,Ju njoftojmë se me rastin e ndarjes nga jeta e të dashurit tonë Triumf Ferati. Presim vizita ngushëllimi sot me datën 25 Mars 2024, duke filluar nga ora 8:00 deri në ora 16:00 në Restaurant Tradita në Gurrakoc. Ndërsa varrimi i më të dashurit tonë, vëllaut tim Triumfit, bëhet nesër me datë 26 mars 2024 në ora 14:00 në varrezat e fshatit në Gurrakoc”, ka shkruar kryetari i Istogut.

Triumf Ferati ka ndërruar jetë ditën e diel dhe dyshohet se ai i ka dhënë fund jetës së tij.

Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima është gjetur në varrezat e fshatit Gurrakoc, rreth orës 16:00.

Kurse, Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore./Arbresh.info

Lexo edhe:

Gjendet i vdekur një person në varrezat e fshatit Gurakoc në Istog

Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme