Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Shkodër.
Policia e Shqipërisë njofton se lënda plasëse është vendosur në portën e oborrit të banesës në pronësi të 62 vjeçares Frida Sala në lagjen “Tom Kola”.
Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...
Vdes rreshteri i Policisë së Kosovës
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...