Italia mbyll turin amerikan të miqësoreve me një tjetër fitore, këtë herë me rezultatin e pastër 2-0 ndaj Ekuadorit, vetëm tri ditë pas triumfit 2-1 ndaj një tjetër skuadre amerikano-latine si Venezuela.
Një gol i Lorenzo Pellegrinit në fillim të ndeshjes dhe një tjetër i Barellës në fund të saj, vulosën suksesin e “të kaltërve”, teksa feston dyfish mesfushori i Interit, që mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Në të dy përballjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Luciano Spalletti përdori thuajss formacione të ndryshme, për të pasur mundësinë të vëzhgojë nga afër të gjithë të grumbulluarit, kur jemi pak më shumë se dy muaj larg startit të Europianit.
Në Gjermani 2024, Italia shkon me statusin e kampiones në fuqi dhe e nis rrugëtimin më 15 qershor pikërisht ndaj kombëtares shqiptare në Dortmund.
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...