Google ADS

LDK: Triumf Ferati, shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur

21:52 | 24 Mars 2024
E.G

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati për ndarjen nga jeta të djalit të tyre, Triumfit.

Në njoftimin zyrtar të LDK-së thuhet se Triumfi ishte shembull për të gjithë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, për përkushtimin dhe angazhimin e tij të paepur, në kauzat e vizionin e LDK-së në Istog e gjithandej Kosovës, shkruan Arbresh.info.

“Triumfi do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si shembull i një djali të jashtëzakonshëm e një aktivisti të pandalur.”, thuhet në njoftim.

“Lidhja Demokratike e Kosovës i shpreh ngushllimet më të sinqerta familjes Ferati, miqve e të gjithë atyre që e njohën! Pusho në paqe, Triumf!”, thuhet tutje./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme