Bie kultivimi grurit në Elbasan, arsye kostoja e lartë dhe kushtet e motit

20:51 | 24 Mars 2024
D.H

Sigurimi i bukës ka qenë sfidë për shqiptarët për shumë kohë. Por në ekonominë e tregut fermerët mësuan të kultivojnë atë që sjell fitime. Vit pas viti kultivimi i drithit shënoi rënie ku edhe në  Qarkun Elbasan përllogaritet se u mbollën shumë hektarë më pak grurë.

“Sivjet shume pak është mbjell gruri, është shumë i pakët nga vitet e tjera, qe lagështi e madhe dhe gruri nuk behet. Plehrat janë shtrenjtë, që kështu ne nga shteti nuk kemi ndihmë, punimet, frezimet janë të shtrenjta. Me 23-24 me 20 është freza.“

Fermerët  e fshatrave të Cerrikut rendisin çmimet e larta që nga plugimi deri tek korrja e drithit mes shkaqeve që po i largojnë nga tradita e kultivimit të drithit.

“Për arsye se ishte çmimi i shtrenjtë, qoftë nga plehu qoftë nga fara e grurit, shumë e shtrenjtë. Nuk bëhet fjalë se nuk ka lekë me punu, të tëra shtrenjtë, fara shtrenjtë çdo gjë shtrenjtë. “

“S’patëm mundësi, s’na la shiu. Kanë mbjellë ca sipas tokave. Tek tokat e kulluara kanë mbjellë ata ku është uji nuk kanë mbjellë. “

Në Qarkun Elbasan, në bashki të veçanta si ne Librazhd, Prrenjas e Peqin të dhënat qe japin zyrat e bujqësisë tregojnë se kultura e grurit  nuk po preferohet më./euronews.al/

Të ngjashme