Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024, kompeticion që do të zhvillohet në Gjermani, nga 14 qershori deri me 14 korrik.
Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit. Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.
Në “Friends Arena” të Stokholmit pritet një duel i fortë dhe i luftuar.
Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 18 mijë bileta. Një pjesë e konsiderueshme nga tifozët shqiptarë.
Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori, teksa kjo do të jetë miqësorja e dytë mes dy Kombëtareve.
Në pesë sfidat e mëparshme, vikingët kanë fituar tri prej tyre, një duel ka përfunduar në barazim, ndërkohë që kuqezinjtë numërojnë një fitore: atë të miqësores së vitit 2004 me rezultatin 2-1./ss
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...