Google ADS

Haziri konfirmon se personi që u gjet i vdekur në fshatin Gurakoc është vëllai i kryetarit të Istogut

19:48 | 24 Mars 2024
E.G

Një person është gjetur pa shenja jete në varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut.

I ndjeri është Triumf Ferati, vëllai i vogël i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati, shkruan Arbresh.info.

Kështu bën të ditur nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri me anë të një postimi në Facebook.

Ai u shpreh i shokuar me rastin duke shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit.

“I shokuar me ikjen e hershme nga jeta të vëllaut të mikut tim, z.Ilir Feratit dhe djalin e ish-mikut tim të ndjerë, Fadil Feratit. Në këto momente të rënda për familjen dhe të gjithë ne, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen Ferati dhe të gjithë ata që e njohën Triumfin.  Ngushëllime të përzemërta miku im Ilir, ngushëllime familjes Ferati, miqve dhe dashamirëve të të ndjerit. Uroj të gjeni forcë ta përballoni dhimbjen!  Shpirti i tij pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haziri. /Arbresh.info/

Lidhur me rastin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për Arbresh.info tha se trupi i pajetë është dërguar për obduksion dhe u shpreh se janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme.

“Prokurori i Krimeve të Rënda ka dalë në vend të ngjarjes bashkë me njësitet relevante policore. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion. Janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme”, është shprehur Nikçi./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Prokuroria jep detaje për vdekjen tek varrezat e fshatit Gurakoc të Istogut

 

Të ngjashme