Për mesfushorin e Kombëtares, Ylber Ramadanin, skuadra ndaj Suedisë duhet të japë maksimumin që të marrë rezultat pozitiv.
Duke folur në konferencën për mediet në prag të këtij takim, Ramadani theksoi se nuk duhet të bëjnë të njëjtin gabim që bënë ndaj Kilit dhe duhet ta marrin ndeshjen seriozisht.
EURO 2024: “Ne duhet t’i tregojmë trajnerit që e meritojmë të jemi aty dhe këtë duhet ta bëjmë për me këtë lojë.”
A do e mbështetje po të mos ishe aty? “Unë them gjithmonë i pari është grupi edhe nëse jam në Europian edhe nëse s’jam gjithmonë do i mbështes.”
Suedia: “Duhet të përgatitemi për Europian. Suedia është një ekip i fortë fizikisht, por nesër duhet të bëjmë lojën tonë dhe të hyjmë në fushë për fitore.”
Suedi-Shqipëri luhet këtë të hënë në “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00./ss
Mbyllen ndeshjet e xhiros së parë: Kjo është gjendja tabelar...
Gjermania shton masat e sigurisë për festivalin e birrës dhe...
Kurti: Anëtarësimi i Kosovës në BE objektiv i qartë, koha që...
Shqipëri/ Dorëhiqet gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Elsa T...
Njihuni me shkaktarët e zakonshëm që ju bëjnë të shtoni pesh...
Hansi Flick debuton me humbje në Ligën e Kampionëve, Barça m...