Për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho-n ndeshjet miqësore ndaj Kilit që Shqipëria e humbi me rezultatin 3-0 dhe ndaj Suedisë që luhet këtë të hënë, priteshin të ishin shumë të vështira.
Duke folur në konferencën për mediet në prag të ndeshjes ndaj Suedisë, Sylvinho zbuloi se do të ketë ndryshime në formacion, pasi dëshiron që të provojë sa më shumë lojtarë në fushë përpara Europianit 2024.
Ndërsa sa i përket humbjes ndaj Kilit, kreu i solit të “kuqezinjve” shpjegoi se nuk ka pasur kohën e mjaftueshme për të bërë analizën e duhur dhe se kur të kthehet në Tiranë do të ketë një pasqyrë më të qartë përpara EURO 2024.
Miqësoret: “E dinim që ishin ndeshje të vështira dhe pas kthimit në Tiranë ne do duhet të mendojmë për listën e Euro 2024. Ne kishim dy ndeshje miqësore që të përgatiteshim për Europianin. Sigurisht që është e vërtetë që është e paevitueshme që lojtarët të mos mendojnë për Europianin, po ata gjithashtu mendojnë edhe të japin maksimumin në fushë. Ne si ekip po vlerësojmë formën e çdo lojtari që të mund të vendosim në fund se cilët lojtarë do jenë pjesë e listës. Megjithatë ndaj Suedisë duhet të bëjmë një lojë të mirë, pasi kemi përballë një kundërshtarë shumë të fortë dhe me histori.”
Formacioni: “Nesër do të kemi ndryshim në formacion, në mënyrë që të gjithë lojtarët të kenë mundësinë të luajnë. Ne kemi lojtarë të një në kombëtare si Mitaj, Mihaj, Seferi, Asllani, Manaj etj që nuk kanë luajtur shumë ndeshje bashkë dhe duhen provuar. Megjithatë ne duhet të mendojmë kur t’i hedhim lojtarët në fushë, pasi nuk mund të bësh 5 apo 6 ndryshime, pasi na duhen edhe rezultatet. Ne nuk i shohim lojtarët vetëm në ndeshje, por edhe në stërvitje sa japin e si përshtaten me njëri-tjetrin, ndaj duhet t’i shohim me kujdes kur të vendosim si do luajnë.”
Suedia: “Nesër do të marrim vendimin përfundimtar se kush do luajë nesër. Sa i përket ndeshjes me Kilin, ndoshta humbja 3-0 nuk ishte rezultati i duhur, siç ishte fitorja ndaj Çekisë në kualifikuese. Por kështu është futbolli ndonjëherë humbet thellë ndeshje që nuk i meriton. Megjithatë duhet ta lëmë pas ndeshjen me Kilin dhe të bëjmë maksimumin nesër.”
Broja a do luajë nesër? “Do ta shohim nesër”.
A keni një plan B për ndryshim moduli nëse ndeshja nuk ecën siç ju dëshironi? “Është normale të provosh, por duhet të jemi të sigurt për ndryshimet që bëjmë. Sa herë që humbet një ndeshje fajësohet trajneri. Kemi punuar me module të ndryshme dhe u kemi dhënë mundësinë lojtarëve si Muçolli, Broja apo edhe Muçi që të tregojnë vlerat e tyre.”
Analiza pas humbjes ndaj Kilit, pse kemi bërë këto gabime? A mjaftojnë dy ditë për të reflektuar? “Duhet të presim për të parë situatën e çdo lojtari, përpara se të vendosim formacionin. Janë pak ditë për t’u rekuperuar dhe për të analizuar sepse koha pas ndeshjes ndaj Kilit ishte shumë e pakët. Kur të kthehemi në Tiranë do të keni kohë që të analizojmë siç duhet dhe të vendosim për Europianin. Sigurisht që nesër kemi një ndeshje shumë të vështirë dhe të bukur dhe duhet të kalojmë dhe këtë njëherë, për të bërë më pas analizën e duhur.”
Suedi-Shqipëri luhet këtë të hënë në “Friends Arena” duke nisur nga ora 19:00./ss
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...